Ndërtimet pa leje,Bashkia e Tiranës vijon aksionin
TIRANË- Bashkia e Tiranës vijon aksionin e nisur për bllokimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Aksioni bëhet nga Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor të Tiranës dhe synon bllokimin e gjithë ndërtimeve që janë bërë kundër ligjit e pa marrë më parë lejen për ngritjen e tyre.
Bashkia ka përsëritur edhe sot apelin për të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të mos investojnë në ndërtime që nuk kanë leje. Sipas saj, cdo betoniere në ndërtime pa leje do të bllokohet. Ditën e sotme është bllokuar një betoniere në zonën e Oxhakut.
Në aksionet e ditëve të shkuara, drejtori i Policisë Bashkiake, z.Florenc Hoxha ka deklaruar se do të zbatohet ligji dhe kjo do të bëhet çdo ditë.
Brenda 10 ditëve, Policia Bashkiake ka kryer 8 aksione për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa janë bllokuar qindra raste të tjera, ose tentativa për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.