Merkel: Hetim për sulmin në aeroportin e Frankfurtit

Dy ushtarë amerikanë janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Personi i cili vrau dy ushtarë, ka plagosur rëndë dy të tjerë.
Sipas informacioneve, personi i cili ka kryer kete akt është nga Kosova, tha ministri i Brendshëm i shtetit të Hes, Boris Rein.
Incidenti ka ndodhur kur është sulmuar autobusi që transportonte ushtarët amerikanë. Nuk është e qartë nëse sulmi ka ardhur nga brenda autobusit.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve AP se policia gjermane e ka identifikuar të dyshuarin si Arif Uka, qytetar i Kosovës nga qyteti i Mitrovicës. I dyshuari gjendet në paraburgim.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar sulmin dhe shtoi se vendi i saj do të bëjë “gjithçka është e mundur” për të hetuar deri në fund sulmin ndaj autobusit të ushtarëve amerikanë.
Ushtria amerikane ka një numër bazash në rajonin e Frankfurtit.