Donilon pergatitet per takim me perfaqesuesit e opozites libiane

Perfaqesues te Keshillit Kombetar Kalimtar te Libise do te vizitojne sot Shtepine e Bardhe. Perfaqesuesit e kryengritesve libiane do te zhvillojne bisedime me keshilltarin e presidentit per sigurimin kombetar Tom Donilon
Shtepia e Bardhe ka nxjerre nje deklarate te shkurter ku thuhet se Keshilltari i Sigurimit Kombetar Tom Donilon do te takohet sot pasdite me Dr. Mahmud Xhibril i cili kryeson nje delegacion te Keshillit Kombetar Kalimtar.
Nuk ka shenja se Presidenti Barak Obama ka ne plan te marre pjese ne takim megjithese zedhenesi Xhej Karni la nje mundesi hapur kur tha se nuk e kishte te sigurte nese do te merrnin pjese edhe zyrtare te tjere ne takim.
Zedhenesi Karni tha se Shtetet e Bashkuara e konsiderojne keshillin nje perfaqesues te besueshem dhe legjitim te popullit libian dhe opozites se udheheqesit Moamar Gadafi. Por ne pergjigje te nje pyetjeje nga nje gazetar ai tha se Uashingtoni beson se eshte ende heret per njohje zyrtare te keshillit nga Shtetet e Bashkuara.
Ne i vleresojme deklaratat qe ka bere Keshilli Kombetar Kalimtar se do te heqe dore nga dhuna do ti ktheje shpinen al-Kaides dhe se do te perqafoje reforma demokratike. Por nese behet fjale per te njohur kete Keshill si qeverine zyrtare te Libise mendoj se ky do te ishte hap i parakohshem.
Britania ftoi kete jave opoziten libiane te hapte nje zyre ne Londer nje vendim qe u deklarua nga kryeministri Dejvid Kameron pas takimit qe zhvilloi me kreun e Keshillit Kombetar Kalimtar.
Delegacioni i kryengritesve libiane qe ndodhet per vizite ne Uashington u takua me senatorin Xhon Keri kryetar i Komisionit te Sentit per Marredhenie me Jashte. Zoti Keri tha se po harton nje projekt-ligj qe do tu jepte mundesi kryengritese te shfrytezonin pasurite e ngrira te udheheqesit libian Moamar Gadafi pasi keto pasuri ti transferoheshin Keshillit Kalimtar.
Ne konferencen e djeshme per shtyp zedhenesit Xhej Karni iu drejtua pyetja nese keshilltari i Sigurimit Kombetar Donilon do te diskutonte mbi kerkesat specifike te kryengritesve libiane perfshire furnizimin me arme.
CARNEY ACT
Zoti Donilon shkon ne takim per te degjuar dhe e mirepret kete mundesi qe te degjoje cfare do te thote zoti Mahmud Xhibril mbi nje game te gjere ceshtjesh. Ky eshte nje takim i rendesishem por nuk kemi konkretisht ndonje politike specifike qe mund ta deklarojme ne keto momente.
Nderkaq Shtepia e Bardhe vazhdon te flase ne terma shume te pergjithshme lidhur me fjalimin e rendesishem qe Presidenti Obama do te mbaje mbi ndryshimet politike dhe kryengritjet popullore ne Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut.
Zedhenesi Karni u tha gazetareve se fjalimi nuk i drejtohet vetem botes myslimane. Ai tha se zoti Obama do te flase per ndryshimet domethenese qe kane perfshire rajonin brenda nje periudhe te shkurter.
Lidhur me dhunen qe vazhdon kunder protestuesve vecanerisht ne Siri dhe Libi zedhenesi i presidentit u beri thirrje te gjitha qeverive ne rajon te shmangin dhunen dhe te angazhohen ne dialog me popullatat e tyre per reforma politike.
Zedhenesi Karni e permblodhi mesazhin qe ai tha se Uashingtoni po u dergon qeverive ne rajon dhe qe pritet te perfshihet edhe ne fjalimin e zotit Obama me fjalet se shtypje te metejshme do te cojne ne destabilitet me te thelle dhe me te madh.