E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditari i bin-Ladenit tregon planet e terroristit të vrarë

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 20:00

Zyrtarët amerikanë thanë se dorëshkrimet nga një ditar i Osama bin Ladenit tregojnë se udhëheqësi i al-Kaidës ka nxitur pasuesit e tij të përqendrohen në objektiva të një sulmi në një shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara.

Media amerikane citon zyrtarët që folën me kusht për të mbetur anonim. Ata thanë se në ditar parashtrohet në detaje doktrina e al-Kaidës, objektivat e mundshëm dhe mënyra si mund të kryen sulmet. Aty përshkruhen komplote kundër sistemit hekurudhor në Shtetet e Bashkuara dhe rëndësia e sulmeve kundër Amerikës.

Bin Laden besohet të ketë mbajtur një ditar i cili është marrë nga forcat speciale SEALs gjatë sulmit në kompleksin e tij në veri të Pakistanit. /voa/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›