Shqiptaret ne bursen italiane
Tre do të jenë kompanitë e para shqiptare të cilat mund të përfundojnë gjatë këtij viti procedurat për t’u listuar në bursat italiane. Interesi në rritje për futjen në rrugën e funksionimit të Bursës së Tiranës ka sjellë një nevojë për të importuar më në fund eksperiencën e huaj në praktikë.
Bëhet fjalë për projektin e përbashkët me qeverinë italiane e cila do të jetë një eksperiment i vlefshëm për t’u praktikuar në tregun shqiptar të letrave me vlerë. Listimi i kompanive shqiptare pritet të bëhet fillimisht në bursën italiane, AIM Italia dhe kjo do të jetë vetëm një prej fazave për gjallërimin e bursës së Tiranës.
Kompanitë që do të listohen në AIM Italia duhet të kenë një xhiro vjetore 20 milionë deri 30 milionë euro, sipas një projekti të përbashkët të iniciuar nga ambasada italiane.
Identifikimi i kompanive
Interesi për të marrë pjesë në projekt është artikuluar kohë më parë dhe do të vijojë me konkretizimin e hapave që duhen ndërmarrë deri në finalizimin e listimit të tyre në bursën e Italisë.
“Ka një projekt me qeverinë italiane, i cili ka filluar dhe është në procesin e identifikimit të disa kompanive shqiptare të përshtatshme, të cilat mund të listohen në nivelin liberal në bursën e Milanos, ose të Romës, duke krijuar një eksperiencë për ta transferuar më pas në bursën tonë”, - është shprehur Elisabeta Gjoni, kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare pak kohë më parë. Sipas saj, koha e realizimit të kësaj pjese të projektit do të jetë fundi i 2011.