E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaddafi është vrarë nga një agjent francez?

Ish-lideri libian, Muammar Gaddafi, është ekzekutuar nga një agjent i shërbimeve sekrete franceze. Kjo ishte deklarata e bërë në një televizion egjiptian nga Mahmud Jibril, ish-kryeministri i Këshillit të Tranzicionit.

Jibril, i cili garonte si kandidat për të drejtuar vendin, tha se “ishte një agjent i huaj i infiltruar mes turmës së kryengritësve nga Forcat Revolucionare, i cili ekzekutoi Gaddafin”.

Deklarata e tij u bë në një debat televiziv në Kajro mbi Pranverën Arabe dhe efektin e saj në rajon.

Ndërsa shumë kanë mbrojtur faktin se lëvizja ishte e nevojshme për të ndryshuar regjimet totalitare në rajon, të tjerë kanë ngritur dyshime të forta se rrëzimi i liderëve që kishin një regjim shumëvjeçar ka shkaktuar paqëndrueshmëri dhe ka krijuar më shumë mundësi për veprimtarinë e militantëve të Al Qaedës.

Shumë akuzojnë Perëndimin si ideator të kësaj lëvizjeje që “shkundi” të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, për çështje interesash tregtare. Pas disa muajsh rezistence, Muammar Gaddafi, lideri u identifikua dhe u ekzekutua në Sirte më 20 tetor 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›