E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi: Kërkesat e Gjeorgjisë nuk do të pranohen kurrë

Zyrtari rus, Arkadi Dvorkoviç, ka thënë sot se kërkesat e Tbilisit, që Rusia të pengojë njohjen e disa territoreve të Gjeorgjisë si shtete të pavarura, në këmbim për mbështetjen e hyrjes së Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, janë të “pamundura”.

Zoti Dvorkoviç, që është ndihmës i presidentit Dimitri Medvedev, tha se Rusia kurrë nuk do t`i kompletoj negociatat me Gjeorgjinë për OBT dhe se kërkesat e Gjeorgjisë “nuk janë të ndërlidhura me OBT-në dhe Rusia kurrë nuk do t`i pranoj ato”.

Ishte parashikuar që negociatorët e Gjeorgjisë të takohen për të diskutuar se në çfarë kushtesh, Gjeorgjia, që është anëtare e OBT-së, do të binte dakort për pranimin e Rusisë në OBT.

Një vend mund të bëhet anëtar i OBT-së vetëm nëse të gjithë anëtarët ekzistues i zgjidhin konfliktet bilaterale.

Gjeorgjia insiston që Moska ta rishqyrtoj vendimin e saj për njohjen e rajoneve gjeorgjiane, Abhazia dhe Osetia Jugore, si shtete të pavarura, para se të miratohet hyrja e Rusisë në OBT.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›