E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: Armatimi i rëndë në Libi, i pasiguruar

Grupi Human Rights Watch tha sot se një numër i madh i armatimit në Libi, përfshirë raketa tokë-ajër, që mund t`i rrëzojnë aeroplanët komercialë, ende ndodhen të shpërndara përreth dhe të pambrojtura.

Ky grup me seli në Nju Jork, tha se përfaqësuesit e tij i kanë parë dy hapësira afër Sirtes, që përmbajnë raketa tokë-ajër, tank dhe mortaja, municione dhe mijëra armë të tjera.

Drejtori i emergjencave i HRË-së, Piter Bukart, ka kumtuar se grupi u ka tërhequr vërejtjen liderëve të Këshillit Tranzicional Kombëtar (KTK) të Libisë dhe NATO-s, për disa muaj, për depot e pasiguruara të armatimit, që rregullisht ishin bastisur.

KTK e Libisë publikisht ka marrë për sipër sigurimin e arsenalit të armatimit nga koha e kolonel Muamer Gadafi, i cili është vrarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›