Gafa e Beckhamit

Derisa Viktoria Beckam shkëlqeu në ceremoninë e martesës së çiftit mbretëror, bashkëshortit të saj i është “përvjedhur” një gabim i madh.
I veshur në rroba ngjyrë hiri, të kreatorit Ralf Loren, David Beckham dukej elegant si kurrë më parë. Megjithatë, futbollisti medaljen mbretërore e ka vendosur gabimisht në jakën e djathtë, në vend se ta vendoset në të majtën, pasi që medaljet vendosen në anën ku ndodhet zemra.
Viktoria ishte veshur në rroba ngjyrë të kaltër të mbyllur nga koleksioni i saj më i ri, të cilin e ka bartur me kapelën elegante të dizajnuesit Filip Trejsi.
Çifti pas përfundimit të martesës ka dhënë një deklaratë për media, në të cilën thuhet se dasma mbretërore ishte e prekshme dhe tepër e bukur.
“Kejt dukej tepër bukur dhe ne jemi të nderuar që jemi ftuar të marrim pjesë në një ditë historike dhe të veçantë për Anglinë. Çiftit mbretëror i dëshirojmë shumë dashuri dhe fat në jetën e përbashkët”, thuhet në kumtesë.