E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mariah Carey lindi vajzë dhe djalë

Nga Express më 01 maj 2011 në ora 12:36

Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka lindur vajzë dhe djalë, të cilët ende nuk i ka pagëzuar.

Nick Cannon, bashkëshorti i saj, ka shkruar në rrjetin “Twitter” se lindja e binjakëve ishte në fakt lajmi më i bukuri mundshëm në përvjetorin e tretë të martesës së tyre.

Këngëtarja së pari ka lindur vajzën me peshë 2,3 kilogramë dhe të gjatë 45 centimetra, pastaj djalin me peshë 2,5 kilogramë dhe 48 centimetra të gjatë.

Zëdhënësja e saj, ka thënë se prindërit ende nuk kanë pagëzuar fëmijët e sapolindur.

Pas lindjes së binjakëve, prindërit e lumtur kanë dëgjuar këngën e Mariah Carey “We Belong Together”, ka zbuluar zëdhënësja.

Mariah Carey ka lindur binjakët dje në ora 12,07 sipas kohës evropiane në spitalin e Los Anxhelosit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›