E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa e Kejt, shkrihet në ceremoninë e të rënëve

Karakteri solar dhe i gëzueshëm është sigurisht një gjë pozitive, aq më tepër kur bëhet fjalë për bashkëshorten e princit Uilliam, i cili do të trashëgojë fronin e Anglisë. Por kësaj here, buzëqeshja e bukur e Kejt Midellton nuk është komentuar për mirë në mediat britanike.

E pozicionuar në ballkonin e Whitehall gjatë ceremonisë në nderim të të rënëve, e pranishme për herë të parë në cilësinë e pjesëtares së familjes mbretërore, dukesha e Kembrixhit është fotografuar teksa shkrihej së qeshuri, në shoqërinë e bashkëshortes së vjehrrit, Kamila.

Në fotot që vijnë më pas, Kejt ka rimarrë qëndrimin që pritet nga një pjesëtar i familjes në një rast të tillë, pasi mesa duket, dikush ia ka vënë në dukje gabimin.

Por kjo nuk kishte si tu shpëtonte mediave, të cilat nuk kanë lënë asnjë moment pa kapur.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›