KLD shkarkon kreun e Apelit për Tiranën Metush Saraçi

Gjykata e Apelit Tiranë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e sotme të zhvilluar me dyer të mbyllura ka miratuar shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të raportit mbi veprimtarinë e kryetarit të gjykatës së Apelit dhe në fund anëtarët e KLD-së votuan shkarkimin e Metush Saraçit. Kështu Saraçi nuk do të jetë më në krye të Apelit dhe pozicionin e tij do ta marrë provizorisht Alaudin Malaj.
Malaj do të mbajë për tre muajt e ardhshëm këtë detyre deri në zgjedhjen e kryetarit të ri për Gjykatën e Apelit për kryeqytetin.