Gafa e portierit algjerian i jep fitoren Sllovenisë
Para fillimit të botërorit shumë portierë vunë në dukje defektet e topit “Jabulani”, që sipas tyre është i vështirë për t’u kontrolluar. Vetëm tre ditë kanë mjaftuar për të vërtetuar se kritikat nuk janë të pabaza. Robert Grin i hoqi fitoren nga duart Anglisë në sfidën me SHBA-në, pas një gafe në (mos)kontrollin e topit.
Të njëjtin gabim bëri sot edhe “gardiani” i katërkëndëshit të Algjerisë, Fauzi çauçi. 11 minuta para fundit portieri nuk arriti të kontrollojë një gjuajtje të lehtë nga jashtë zone të kapitenit slloven, Koren. Momenti i kthesës në këtë takim ishte dalja me të kuq e sulmuesit algjerian të Sienës, Gezal.