E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa, shtypi anglez kritikon Grin dhe Kapelon

Na ishte një herë “katastrofa” Dejvid Xhejms, kurse prej mbrëmjes së djeshme, është “katastrofa” Robert Grin. Gabimi foshnjarak i portierit anglez ndëshkoi kombëtaren e Fabio Kapelos në ndeshjen e parë të botërorit përballë kombëtares amerikane. As tekniku italian nuk i ka shpëtuar sulmeve të shtypit.

Në fakt, ishte parashikuar që në portë të aktivizohej Xhejms, por në momentin e fundit “don Fabio” ndërroi mendje. “Mail on Sunday” e shtron problemin në formë pyetjeje: “Pse dreqin Kapelo vendosi të luajë me Grin, pas pasigurive të këtij të fundit në ndeshjen me Meksikën?” “Sunday Mirror” e konsideron gafën më të madhe të portierëve anglezë, kurse “News of the World” thekson se tashmë në Angli nuk do të kujtohet më “dora e Zotit” e Maradonës, por “dora e budallait”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›