E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaiani: Shqipëria, potenciale të mëdha në biznes

Shqipëria ofron potenciale të mëdha në fushën e biznesit. Me këto fjalë ambasadori i Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani, ftoi biznesin e vendit të tij të investojnë në Shqipëri kapitalet e tyre. Në seminarin "Kuadri ligjor dhe mundësitë ekonomike që ofron Shqipëria në tërheqje e investitorëve të huaj", Gaiani u shpreh se fusha më e përshtatshme është energjitika.
Shkëmbimi tregëtar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë sipas ambasadorit është rritur pavarësisht krizës ekonomike.
Një pjesë jo të vogël zë edhe sipërmarrësit e vegjël shqiptarë në Itali ku sipas të dhënave ata kanë hapur 25 mijë biznese. Në seminarin e organizuar nga Agjensia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e firmave italiane, merrnin pjesë shumë investitorë të cilët kanë shprehu interesimin e tyre për të ardhur në Shqipëri.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›