E Diel, 1 Nëntor 2026

Gajiq: Kosova nuk mund të kërkojë dëme të luftës

Kosova nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe nuk mund të kërkojë nga Serbia reparacione të luftës pranë asnjë gjykate ndërkombëtare, deklaroi sonte eksperti i së drejtës ndërkombëtare Aleksandar Gajiq, duke reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Thaçi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili ka theksuar se nga Beogradi do të kërkohet kompensimi për dëmet e luftës.

Sipas këtij eksperti, nëse një propozim i tillë do të iniciohej në komunikimin diplomatik, Serbia lehtë do të mund t’i kundërvihej me argumente dhe fakte juridike.

Sipas tij, porosia e Thaçit para Këshillit të Sigurimit nuk është e papritur, sepse “Prishtina në vazhdimësi luan në kartën e opinionit publik, që është krijuar qysh në vitin 1999 dhe vazhdimisht insiston për tu paraqitur si viktimë”.

“Kosova nuk ka mënyra që nga Serbia të nxjerrë reparacionin e luftës”, përfundoi për gazetën Blic ky asistent i Fakultetit Juridik në Beograd. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›