E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzenberg: Plani Ahtisaari i jep mjaft autonomi serbëve

Çështja e statusit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë do të mund të zgjidhej sipas shembullit të autonomisë që e gëzojnë austriakët në Tirolin Jugor apo suedezët në Ishujt Aland, deklaroi ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Në një intervistë për gazetën serbe Novosti, diplomati çek tha se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po përparojnë mirë, po ecin ngadalë, por të dy palët me përkushtim japin arsye për të shpresuar.

I pyetur nëse Serbia mund të pranojë kushtet e ofruara, ai tha se gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore e kanë humbur Shlezinë dhe Poranien dhe kanë kaluar 40 vjet derisa e kanë pranuar këtë.

Ndërkaq, në pyetjen se a ka komuniteti serb të drejtë në status autonom më të madh, Schwarzenberg tha se në planin origjinal të Marti Ahtisaarit pikërisht ekziston diçka e tillë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›