E Diel, 1 Nëntor 2026

Galatasaray, Drogba dhe Sneijder do të drejtohen nga një femër

Pas skualifimit 9 javor të Terim, shkuadra në dorë të një femre

gallatasarajiDidier Drogba e Wesley Sneijder do të drejtohen te Galatasaray nga një femër. Mund të duket e çuditshme por me skualifikimin 9 javor të Fatih Terim dhe të asistentëve të tij, Galatasaray ka mbetur në duart e Duygu Erdogan e cila është afruar nga Terim në stafin teknik pasi trajneri beson shumë në aftësitë e saj. Në ndeshjen e radhës në kampionat, në krah të saj do të jetë një njohje e vjetër e futbollit botëror, ish gardiani brazilian Taffarel që tani është trajneri i portierëve të verdhekuqve. Një ndëshkim shumë i rëndë është dhënë për trajnerin e Galatasaray-t, Fatih Terim, me plot 9 javë pezullim sa i përket kampionatit turk, për shkak të ofendimeve të lëshuara ndaj arbitrit të ndeshjes me Mersin-in, të fituar 3-1 me përmbysje nga Galata. Një lajm i rëndë ky, që shokon ekipin kryesues në Superligën turke, teksa trajneri më i suksesshëm i Turqisë do të mungojë për 6 javët e mbetura në këtë sezon, si dhe 3 të parat e sezonit të ardhshëm. Ndërsa dy ndihmësit, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq gjatë ndeshjes, janë skualifikuar me 2 dhe 1 javë secili. Një javë e errët kjo për Terim, pasi në mesjavë u eliminuan edhe nga Champions League, pavarësisht fitores 3-2 me Real Madrid në Stamboll, në turin e çerekfinaleve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›