E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriot Tusha feston 50 vjetorin e lindjes me një koncert të madh

foto kastriot tusha50-vjetori i lindjes e gjen sërish në skenë tenorin e njohur shqiptar, Kastriot Tusha. Në një gazetën Tirana Observer, Kastriot Tusha tregon disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij të deri tanishme. Gaqo Çako, Pavaroti dhe Josif Gjipali janë tre zërat të cilët, Kastrior Tusha vlerëson më së shumti, ndërsa pranon se çdo dalje në skenë ka emocionet e veta njësoj si dalja e parë.

Në datën 14 Prill ju feston 50-vjetorin e lindjes. Një 50-vjetor që ju gjen me më shumë se 20 vjet karrierë, në skenat shqiptare por edhe jashtë saj. Si ndihet Kastriot Tusha në këtë 50 vjetor?

Akoma ndihem i freskët, kryesorja është që jam mirë me shëndet, dhe këtë 50 vjetor, këtë ditëlindje të rrumbullakët unë e kam trajtuar si festë, sepse do të festojë së bashku me miqtë, kolegët e mi të ardhur nga shumë vende, si brenda Shqipërisë nga Kosova nga Maqedonia, Mali i Zi, Zvicra. Me thënë të drejtën ndihem shumë i emocionuar e shikoj që ka një interesim të madh dhe për këtë do ta trajtojmë një ditë feste.

Jeni ndër të vetmit artistë shqiptarë që keni performuar në zhanre të ndryshëm të muzikës shqiptare. Me cilin prej tyre ndiheni më afër dhe më mirë?

Unë mendoj që çdo artist ka kulminacionet e veta, por rasti im është pak specifik sepse unë kam filluar të këndoj që në festivalet e Pionerëve dhe deri në skenën e Teatrit të Operas. Km prekur serenatën Korçare, kam prekur Kanconetën Napolitane, kam prekur repertorin klasik operistik, gjithashtu edhe këngën qytetare deri tek Himni Kombëtar.

Cila është ngjarja që ju ka mbetur në memorien tuaj gjatë karrierës së deri tanishme?

Janë shumë aktivitete, ku secila ka bukurinë e vet dhe mendoj që për artistin nuk mund të specifikoj çdo gjë të veçantë sepse për artistin çdo dalje në skenë ka emocionin e vetë.

Koncerti Tre Tenorët, është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme. Nga të tre tenorët, ju jeni i vetmi që keni qenë gjatë gjithë shfaqjeve të deri tanishme, ndërsa dy tenorët e tjerë shoqëruesit tuaj në këtë shfaqe kanjë qenë të ndryshëm. Pse?

Është e vërtetë sepse së bashku me organizatorin e koncertit Tre Tenorët që është miku im, ka krijuar traditën e vet. Dhe shumë artistë, tenorë shqiptarë, por edhe tenorë të huaj nga bota që kanë ardhur këtu janë promovuar kanë dhënë atë bukurinë me vokalin dhe zërin e tyre. Kështu që edhe për tenorët shqiptarë që këndojnë nëpër botë kanë pasur derën e hapur dhe kanë qenë prezent në koncertin e Tre Tenorët që tashmë është kthyer në traditë. Është një koncert i mrekullueshëm që ka vlera të veçanta dhe meritën kryesore e ka zoti, Edmond Tullumani.

Nga bashkëpunimet që keni pasur deri më tani, me tenorë të ndryshëm cilin prej tyre vlerësoni më shumë?

Për mua çdo tenor, me ata të cilin kam pasur rastin të bashkëpunoj në skenë, për mua çdo kush ka pasur bukurinë e vet por dua të evitoj tre zëra të mrekullueshëm. Profesorin tim, Artistin e Popullit, Gaqo Çako, Pavarotin dhe Josif Gjipalin.

Jeni nderuar me urdhrin Mjeshtër i Madh.  Çfarë është për ju ky vlerësim?

Është një vlerësim që më bëhet, dhe një vlerësim që më është dhënë nga Presidenti i Republikës por është edhe puna, djersa dhe përkushtimi që kam dhënë këtij spektatori.

Feston me miqtë titullohet festa që do ndjekim në datën 15 Prill. Çfarë risie do të sjellë Kastriot Tusha në këtë shfaqe?

Ne e kemi trajtuar si ditë feste ku do të gëzojnë jo vetëm kolegët tanë që janë të ftuar por edhe vetë spektatori. Do të jetë një mbrëmje e bukur jo nga ajo e tipit protokollare, por një mbrëmje e bukur festive.

Kastriot Tusha feston me miqtë, 50-vjetorin e lindjes

Tenori Kastriot Tusha feston me miqtë. Kështu e ka titulluar shfaqjen e cila do të jepet në Pallatin e Kongreseve në datën 15 Prill, me rastin e 50 vjetorit. Me skenar të Rajna Kovaçi, regji të Bledar Laços dhe producent, Edmond Tullumani. Ndërsa dirigjent i orkestrës së Re Fizarmonike do të jetë dirigjenti, Orazio Baronello. Të ftuar do të jenë miqtë më të afër të tenorit, Kastrito Tusha si, Artisti i Popullit, Gaqo Çako, tenorët, Josif Gjipali dhe Suzana Frashëri. Artisti i Populli, Ibrahim Madhi, Mjeshtëri i Madh, Mirush Kabashi si dhe këngëtaret, Manjola Nallbani, Vikena Kamenica dhe Rovena Dilo. Nuk do të mungojnë edhe artist të ardhur nga trevat e Shqipërisë, si Sabri Fejzullahu dhe Shkëlzen Jetishi të ardhur nga Kosova, Selami Kolonja nga Maqedonia dhe Miada Resulbegovic nga Mali i Zi. Krahas tyre do të jenë të ftuar edhe artistë të tjerë shqiptar. Shfaqja do të jepet të hënën në datën 15 Prill, në Pallatin e Kongreseve, në orën 19:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›