E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galatasaray pas Marquezit

Gjiganti turk Galatasaray është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Rafael Marquez kanë bërë të ditur mediat spanjolle të premten.

Reprezentuesi meksikan ka humbur vendin në formacionin bazë në Nou Camp dhe mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Marquez kërkohet nga trajneri i Galatasarayt, Frank Rijkaard i cili kishte punuar me të gjatë kohës sa ishte në drejtim të gjigantit katalan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›