E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje rrogash ne Kosove

Kryeministri i Kosoves ne largim Hashim Thaci pak para zgjedhjeve mori disa vendime per rritjen e pagave te punonjesve ne Kosove atyre qe paguhen nga buxheti i Kosoves. Keto vendime per rritje pagash sipas kryeministrit Thaci do te hyjne ne fuqi nga janari i vitit te ardhshem. Rritja e pagave do te perfshije arsimtaret e shkollave fillore dhe te mesme administraten shteterore dhe policine.

Ne kemi bere shume investime kapitale gjate tri vjeteve te shkuara ndersa tash jemi zotuar qe te rrisim mireqenien e qytetareve dhe ne kuader te kesaj kjo nenkupton rritjen e pergjegjesive per pagat e te gjithe te punesuarve ne Republiken e Kosoves. Ky zotim eshte vendim thote kryeministri Thaci.

Nderkohe zedhenesi i zyres civile nderkombetare Kai Muler Berner zyre kjo e cila mbikqyr pavaresine e Kosoves i tha DW-se nepermes postes elektronike se eshte ne dore te institucioneve te Kosoves qe te marrin angazhime per shpenzime publike. Mirepo kjo zyre i terheq verejtjen qeverise se Kosoves qe te kete parasysh marreveshjen me FMN e cila specifikon qarte se cdo planifikim per rritjen e te ardhurave dhe shpenzimeve duhet bere duke ulur diku tjeter shpenzimet.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rrogat e policeve pritet te rriten

Ekspertet e ekonomise thone se pagat e punonjesve kosovare mund te rriten deri ne nje mase te vogel edhe pse mundesite jane mjaft te kufizuara. Keshtu thote per programin tone Ibrahim Rexhepi eksperte i ekonomise Mundesite jane te kufizuara por jo te pamundshme. Nje version i buxhetit te Kosoves eshte harmonizuar me FMN mirepo akoma eshte i pamiratuar. ka do te thote se ai buxhet do te jete dokumenit i pare qe do ta shqyrtoje qeveria e ardhshme do te thote se ka mundesi per rishikim dhe per gjetjen e atyre mundesive per rritjen e pagave te punonjesve civile. Mbeshtetja kryesore per rritjen e pagave mund te jete nga zvogelimi i informalitetit qe do te thote nje rritje shume me e madhe e te hyrave nga admistrata tatimore dhe nga doganat e Kosoves qe se paku ne muajt e fundit jane treguar se jane ne rritje te vazhdueshme thote Ibrahim Rexhepi.

Por ligjerisht a lejohet rritja e pagave nga fillimi i vitit te ardhshem kur buxheti nuk eshte miratuar nga kuvendi i Kosoves. Per kete ceshtje Ibrahim Rexhepi thote. Nese ne janar apo shkurt te vitit te ardhshem hyjme pa buxhet te miratuar ekziston shuma e mjeteve te caktuara qe agjencite buxhetore e kane ne dispozicion por kjo nuk nenkupton edhe rritjet thote Ibrahim Rexhepi.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndryshimet ne buxhet duhen bere ne perputhje me FMN

Ne marreveshjen e qeverise se Kosoves me FMN- e cila eshte publike ne faqen zyrtare te ministrise se ekonomise dhe financave thuhet qarte se komplet shpenzimet per paga gjate vitit 2011 nuk guxojne te tejkalojne shumen prej 7.4 per qind te GJDP-se se Kosoves. Sipas kesaj marreveshje Kosova nuk guxon te shpenzoje me shume se 300 deri 350 milione euro per paga. Sipas eksperteve te ekonomise vendimi i kryeministrit per rritjen e pagave per arsimtaret 50 perqind dhe per administraten 30 perqind shton shpenzimet e buxhetit edhe per 50 milion euro qe ne total e rrit shifren ne 400 milion euro shpenzime per paga. Sipas ekperteve te ekonomise kjo tejkalon shifren prej 7.4 per qind te lejuar nga FMN-ja ne shpenzimet e pagave ne sektorin publik.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›