E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia rast i vecante - aty ku perdja e hekurt u ngrit ne fund

Shqiperia ishte nje rast i vecante perkrah Jugosllavise ajo ishte vendi i vetem komunist ne Evrope qe doli nga Traktati i Varshaves qe ne vitin 1961. Diktatori i Shqiperise Enver Hoxha praktikonte nje stalinizem te ashper. Ai i kishte kuptuar edhe reformat ne Bashkimin Sovjetik nen drejtimin e Nikita Hrushovit si devijim nga mesimet e marksizem-leninizmit te vertete. Shqiperia kishte nderprere marredheniet me te gjitha shtetet socialsite dhe nuk mbante kontakte as me boten perendimore. Ajo ishte veteizoluar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Regjimi kishte shkaterruar sistematikisht te gjitha institucionet qe mund ti benin konkurrence.

Aparati represiv i vendit ishte shume me brutal dhei organizuar me me themel se ne vendet tjera te Evropes Lindore. Shqiperia nuk kishte nevoje per mure dhe gardhe kufiri. Tilman Berger nga Organizata per te drejtat e njeriut Amnesty International e pershkruante keshtu gjendjen ne Shqiperi ne dhjetor te vitit 1990 ne dhjetor te vitit 1990 Shqiperia ishte me vite te tera pas shteteve te tjera te Evropes Lindore me standardet e te drejtave te njeriut. Nuk kishte mbrojtje ne gjykata. Denimet ishin te medha. Shume shpeshzbatohej denimi me vdekje.

Vetura private nuk kishte dheudhetimet brenda vendit beheshin vetem me lejen e autoriteteve. do i huaj zgjonte menjehere vemendjen e spiuneve te sherbimit te fshehte.

Regjimi kishte shkaterruar sistematikisht te gjitha institucionet qe mund ti benin konkurrence. Kjo pati goditur vecanerisht rende bashkesite fetare te cilat jo vetem qe u ndaluan por perfaqesuesit e tyre prifterinjet dhe hoxhallaret u internuan dhe shume prej tyre edhe u vrane.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Franz-Josef Strauss shpresonte ne hapjen e Shqiperise por nuk kishte iluzione.

Per shkak te fuqise se aparatit represiv dhe te spiunazhit nuk mund te krijoheshin as rrjete te disidenteve. Jo rralle aparati i spiunimit futej edhe brenda familjes. Kesaj i shtohej edhe ushtrimi i hakmarrjes ndaj familjareve. Prinderve u duhej te ruheshin dhe te mos flisnin hapur me femijet e tyre. Ne rast se femijeve te shkujdesur do t u shpente ndonje fjale ne shkolle atehere e tere familja rrezikohej me internim.

Si ne Prage ashtu dhe ne Tirane shperberja e regjimit filloi permes ambasadave perendimore. Nje rol te vecante ka luajtur Republika Federale e Gjermanise e cila me nxitjen e kryeministrit bavarez Franz-Josef Strau vendosi ne vitin 1987 marredhenie diplomatike me Shqiperine. Strau shpresonte atehere ne hapjen e vendit por nuk kishte iluzionePartneret e mi ne bisedime nuk permenden fjalen reforma por folen per permiresimin e eficiences se sistemit te tyre.Si i huaj ben mire qe mos tu japesh keshilla. Une besoj qe tani ka filluar hapja e Shqiperise por ajo do te pasohet vetem me hapa te vegjel mikroskopik.

Ambasadori i ri i Shqiperise ende nuk kishte filluar mire detyren ne pranvere te vitit 1990 kur ne fillim te korrikut mijera njerez vershuan ne ambasaden gjermane dhe pastaj edhe ne ambasadat e tjera perendimore.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne mars te vitit 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para shumepartiake.

Per te mbajtur gjendjen ne kontroll qeveria nen drejtimin e presidentit Ramiz Alia lejoi udhetimin e papenguar te refugjateve dhe permes nje procedure te shpejte i pajisi ata me pasaporta. Ne mes te korrikut rreth 5.000 refugjate te ambasadave u larguan nga vendi permes nje aksioni te kryer brenda nje nate. Megjithate regjimi qendroi edhe nente muaj te tjere.

Levizja studentore e dhjetorit ishte ajo qe dha impulsin vendimtar per ndryshimin e regjimit. Nga kjo levizje stdunetore u krijua Partia Demokratike. Me 20 shkurt te vitit 1991 demonstruesit rrezuan ne Tirane bustin e Enver Hoxhes.

Ne mars te vitit 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para shumepartiake te cilat u fituan nga ish-komunistet te mbledhur ne Partine Socialiste. Ata mund te kontrollinin procesin zgjedhor. Dy muaj me vone nje greve e pergjithshme e detyroi kete qeveri te jape doreheqjen. Po ashtu nga vera e vitit 1991 filloi nje largim masiv i njerezve drejt Italise dhe Greqise. Vetem me 8 gusht ne portin italian te Barit me nje traget arriten 10.000 njerez.

Nje qeveri teknike nen drejtimin e opozites demokratike morri persiper qeverisjen e vendit. Ne mars te vitit 1992 gati dy vjet e gjysme pas rrezimit te murit te Berlinit opozita demokratike fitoi zgjedhjet ne Shqiperi.

Autor Fabian Schmidt / Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›