Galiani: Ançeloti qëndron nëse dalim në vend të tretë
Milano - Karlo Ançelotit i vendosen për herë të parë kushte për qëndrimin tek Milani pas 7 vjet e gjysmësh. Kushti i qëndrimit të Ançelotit në klubin më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare është renditja të paktën në vendin e tretë. Këtë kusht e lëshon nga goja e tij vetë numri dy i klubit, Adriano Galiani.
“Ançeloi qëndron nëse do të arrijmë objektivin”, deklaron Galiani. Megjithë këto deklarata të fundit të Galianit, e ardhmja e Ançelotit është akoma e mjegullt, duke ngritur mjaft pikpyetje.
Përfundimi i këtij sezoni do të sjellë mjaft largime në skuadrën milaneze, mes të cilave është edhe ai i kapitenit legjendar, Paolo Maldini. Në pikpyetje është edhe e ardhmja e Rikardo Kakasë, i cili përflitet në mediat spanjolle se mund të kalojë në Madrid tek Reali.
Largimi i mundshëm i Ançelotit do të sillte një revolucion të vërtetë në skuadrën e Berluskonit, e cila nën drejtimin e tij ka arritur të marrë 2 Liga Kampionesh dhe një titull në Serinë A.
Pas Ançelotit qëndron hija e Leonardos dhe Rajkardit, dy ishë të Milanit. Leonardo e pret me kënaqësi detyrën e trajnerit në klubin e tij, por, pengesë është mungesa e liçencës. Ndërsa, Rajkardi ka shtuar kontaktet ditët e fundit me drejtuesit më të lartë të shoqërisë së Milanit. Këtë gjë e pohon edhe vetë menaxheri i holandezit, por, duke i cilësuar këto kontakte si më shumë të karakterit miqësor.
“Kemi pasur shumë kontakte ditët e fundit me Milanin, por, jo për këtë motiv, -deklaron menaxheri i Frenk Rajkardit, Perri Overim. Nuk kemi folur si në rolin e trajnerit të ardhshëm të Milanit, por rreth problemeve të përditshme”.