E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhili: Interi i penalizuar? Asnjëher nuk ka ndodhur!

Torino - Pelemikave të fundit, për rastin e Balotelit në ndeshjen Inter-Roma, i është bashkuar edhe Koboli Xhili. Pretendimin e interistëve se ishte 11-metërsh, presidenti i Juventusit e hedh poshtë kategorikisht.

“Është e qartë se Interi nuk është prej skuadrave të penalizuara. Këtë gjë e konfirmon vetë historia, pasi ky Inter nuk ka provuar një penallti kundra që prej më shumë se një viti”, deklaron Xhili.

Megjithatë, rastet e fundit presidenti i “Zonjës së Vjetër” nuk i cilëson si favore, por, si gabime.

Lidhur me rastin e Balotelit, Koboli Xhili shprehet: “Nuk ishte penallti, por në ndeshjet direkte gjyqtarët nuk janë gjithmonë të saktë. Në anën tjetër duhet kuptuar edhe pretendimi i skuadrës së Romës”.

Xhili konfirmon edhe një herë objektivat e skuadrës së Juventusit, të cilat janë: fitimi i Ligës së Kampioneve, kampionatit dhe Kupës së Italisë. Sipas tij, Interi është goxha përpara, por asgjë nuk është e përfunduar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›