Riberi drejt Mançesterit, në vend të Kristiano Ronaldos
Frenk Riberi mund të kalojë tek skuadra e Mançester Junaited për të zënë vendin e Kristiano Ronaldos. Këtë lëvizje e ka planifikuar menaxheri i futbollistit, i cili e dëshiron shumë kalimin e yllit francez tek kampionët e Europës.
Në një intervistë, menaxheri Alein Miljaçio, deklaron: “Nëse Riberi vendos të lërë Bajernin e Mynihut, atëherë me siguri do të kalojë në një klub tjetër të madh, si për shembull tek Barcelona. Një tjetër mundësi është Mançester Junaited, në qoftë se ata do të lejojnë të largohet Kristiano Ronaldo drejt Madridit. Aktualisht nuk kemi patur asnjë lloj kontakti me këtë klub”.
Një skuadër tjetër që po kërkon me ngulm shërbimet e Riberisë është Juventusi. Klisman ka deklaruar se Francezi ndjehet i lumtur në Mynih, dhe nuk ka asnjë arsye përse të largohet në drejtim të Torinos. Ndërsa, Bekenbauer shprehet se Riberi është i lirë të largohet, nëse e dëshiron një gjë të tillë.