Berisha ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit
“Vdekja tragjike e bijve tuaj të dashur ka sjellë zi dhe gjëmë të rënde jo vetëm tek familjet tuaja, por edhe tek çdo shqiptar. Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare ndaj me ju dhimbjen e thelle, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i lutem Zotit që ju të gjeni forcën për të përballur humbjen e pa kompensueshme të bijve tuaj të dashur. Lutem së bashku me ju që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e merituar.”, shkruan Berisha në telegramin e ngushëllimit.
Gjashtë persona gjetën vdekjen mbrëmjen e shkuar në një aksident të rëndë automobilistik në afërsi të fshatit Derven të rrethit të Fushë Krujës. Viktimat ishin kryesisht të rinj. Ngjarja erdhi pas përplasjes së një makine tip Benz me një ambulancë.