Këtë javë do të vendoset e ardhmja e Ari Hanit
Tiranë - Komiteti Ekzekutiv pranë FSHF-së pritet të vendosë këtë javë për të ardhmen e trajnerit të kombëtares shqiptare, Ari Han, pas një takimi që do të ketë me të. Pika kyçe qëndron tek kontrata që ka trajneri holandez me FSHF-në.
Nëse presidenti Duka vendos ta largojë Hanin pa miratimin e këtij të fundit, atëherë duhet t’i japë 80 mijë euro dëmshpërblim. Nëse Han pranon vetë të largohet, atëherë Federata Shqiptare e Futbollit do t’i hapë të gjitha dyert për largimin e tij.
Këto ditë presidenti i organit të futbollit shqiptar, Armando Duka, ka zhvilluar disa takime me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, por asgjë konkrete nuk është arritur për të ardhmen e trajnerit Han.