Galiani: Milani i se ardhmes, "Drem -Team"
Tre dite pas zhurmes qe u krijua nga deklarata e trajnerit te Interit, ndonese i vonuar, Adriano Galianin i dha nje pergjigje Hoze Murinjos. Ne ate kohe nuk kishin vend per fjalet e tij, per shkak se thjesht Milani ishte i "i pranueshem", pas rezultateve zhgenjyese. Numri dy i kuqezinjve thekson se deklaratat e tij kane efekt zero, megjithate do te jete tifoz i Interit, ne ndeshjen e radhes, ne Angli, e vlefshme per Ligen e Kampioneve. "Une shpresoj qe futbolli italian te ece para. Ndryshe vendet e tjera do te na kalojne ne renditjen e UEFA-s dhe pastaj do na mbetet qe te luajne vetem tre klube italiane ne arenen nderkombetare," - shprehet Galiani. "Per Ancelotin do te kursejne edhe me shume kohe, deri ne fund, per te vendosur. Kane mbetur ende edhe 11 jave nga perfundimi i kampionatit italian." Dhe per tifozet, Galiani ka nje mesazh te vecante: "Shume shpejt Milani do te jete nje "Dream Team", dhe dua t'i garantoj te gjithe tifozet tane," - thekson Adriano Galiani. "Kush nuk eshte shume i ri ne moshe, nuk do te jete me pjese e ekipit tone." Se fundi, pas marreveshjes se Devid Bekamit, trajneri shpjegon se "ishim ne negociata te veshtira me klubin amerikan, por kalimi i tij eshte realizuar ne ditet e fundit. Ai do te nenshkruaje shume shpejt nje kontrate me klubin."