E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Ne për Champions, Napoli merr titullin

ITALI- Milani fiton Champions League, ndërsa Napoli merr titullin kampion. Unë jam gati të firmos për këtë gjatë gjithë jetës. Ka qenë kjo deklarata e bërë sot nga administratori i Milanit Adriano Galiani, që ka treguar haptazi dëshirën e kuqezinjve për të triumfuar në Evropë. Dy ditë nga supersfida e “San Paolos”, Galiani ka pranuar se skuadra e Maxarrit këtë vit ka shanse serioze për t’u shpallur kampione e Italisë.

“Napoli më në fund është rikthyer në nivelet e larta. Unë kujtoj sfidat e mëdha të viteve ‘80, ndeshje fantastike me Maradonën, Karekën, Xhordanon, Gulit, Van Basten, Barezi. Sfida të paharrueshme. Futbolli ka nevojë për Napolin, që tashmë është kthyer në majat e tij”, shtoi numri 2 i Milanit. Në lidhje me kampionatin, Adriano Galiani mendon se këtë sezon, çështja e titullit do të jetë më e ekuilibruar. “Ka më shumë se një skuadër që mund të fitojë titullin. Mund ta bëjë Napoli, por edhe Milani. Sfida? Ne e respektojmë Napolin, por nuk e kemi frikë”, përfundoi ai.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›