Holtkemper: PD-PS në hapat e parë të bashkëpunimit
TIRANË- Ambasadorja gjermane në Tiranë Carola Müller-Holtkemper ka përshëndetur hapat e bashkëpunimit pozitë-opozitë. Në një intervistë për Radion DW Holtkepmer shprehet se inkurajon dy palët politike në Shqipëri për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive në radhë të parë në parlament, si dhe në kuadër të punës me komisionet parlamentare atje. Ndërsa duke adresuar këshillat e saj për mazhorancën ambasadorja gjermane shprehet se i takon asaj të krijojë hapësirat e nevojshme në mënyrë që opozita të përmbushë misionin e saj.
Ambasadorja gjermane komenton dhe ngjarjen e së mërkurës kur dy liderët më të mëdhenj të politikës refuzuan një përpjekje të saj për të bashkuar duart mes tyre. Por për ambasadoren gjermane ka fakte në këtë rast që duhen përshëndetur. “Ne e përshëndesim vecanërisht faktin që kryeministri Sali Berisha dhe shefi i opozitës Edi Rama për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohe u shfaqën publikisht së bashku në 20 vjetorin e themelimit të Fondacionit “Friedrich Ebert” në Shqipëri.
Holtkepemer foli edhe lidhur me pritshmërinë e raportit të progresit për Shqipërinë nga ana e Komisionit Europian në 12 tetor duke u shprehur se politikës shqiptare i janë bërë të qarta detyrimet e tyre të artikuluara edhe nga dy ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Greqisë. “Apeli është që si qeveria ashtu dhe opozita të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në të mirë të progresit. Ora tashmë është disa sekonda para 12-s. Ne nuk presim që ora të ndalojë këtu, ne nuk presim gjithashtu surpriza të cilat do të na vinin si të befta. Periudha e vëzhgimit të Shqipërisë nga ana e Komisionit Europian - e kemi përsëritur disa herë- është në përfundim dhe pjesa më e rëndësishme ka qënë deri përpara verës”,- shprehet ambasadorja gjermane në këtë intevistë për DW.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera INTERVISTA E PLOTË VIDEO: Holtkemper: PD-PS në hapat e parë të bashkëpunimit