Tirana mbështet Kosovën për vendosjen e ligjit në Veri
TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndeti sot veprimin e vendosur të Qeverisë së Kosovës, për të ushtruar sovranitetin e saj të plotë në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in.
"Vënia në funksion e pikave doganore në veri të Kosovës dhe prania e doganiereve të saj atje, është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. "Ky është gjithashtu një hap i rëndësishëm për vendosjen e reciprocitetit në shkëmbimet tregtare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë", thuhet në njoftimin për shtyp të MPJ-se.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë vlerësoi se, ky zhvillim i ri, i mbështetur plotësisht nga partnerët ndërkombëtarë, do inkurajojë uljen e tensionit, duke krijuar një situatë, mbi të cilën të ndërtohet normaliteti në mënyrë konstruktive dhe me maturi.
"MPJ bën thirrje për respektimin e rendit e ligjit në vazhdimësi, si një kontribut shumë i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy vendet, që i shërben paqes e stabilitetit në rajonin tonë dhe integrimit të tij mes vetes dhe në BE", përfundon njoftimi për shtyp i Ministrisë së Jashtme.
(s.g/balkanweb)