E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Objektivi ynë është Champions-i

Galiani shprehu komentin e tij për ndeshjen ndaj Kievos, të fituar nga kuqezinjtë në minutat e fundit: “Objektivi ynë është të përfundojmë sezonin në tre vendet e para. Por kjo nuk do të thotë se duam të renditemi në vendin e tretë... Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është i domosdoshëm për një klub si ne. Dhe sigurisht që më pas duam të ecim sa më mirë në këtë kompeticion”.

Numri dy i klubit nga Milano bën thirrje për kujdes në ndeshjen e mesjavës përballë Napolit. “Napoli është një nga skuadrat më në formë për momentin dhe e ka marrë veten pas rezultateve negative të fillimit”, nënvizoi ai.

Adiministratori i deleguar kuqezi konfirmon ardhjen e Dejvid Bekamit në janar: “Po, është pothuajse 100% e sigurtë. Kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë mirë. Në sulm është Pato dhe Ronaldinjo. Gjithashtu është edhe Huntelari, që në janar nuk ka për të lëvizur”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›