E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapelo, “helm” mbi futbollin italian: Komandojnë ultrasit

“Në Itali komandojnë tifozët ultras”. Kjo është deklarata e rëndë që vjen nga Fabio Kapelo, i intervistuar mëngjesin e sotëm gjatë një seminari të organizuar në qendrën teknike të Koverçianos. Trajneri i kombëtares angleze ka brë krahasime midis Italisë dhe vendeve të tjera ku ka punuar.

“Për fat të keq, ultrasit bëjnë çfarë të duan. Në stadium fyejnë këdo dhe gjithçka. Ndryshe ndodh në Spanjë; aty familjet shkojnë në stadium së bashku me fëmijët, është një tjetër botë”, shpjegoi Fabio Kapelo.

Ai ka kujtuar edhe një shembull persëonal: “Një herë, një spektator më hodhi një top prej letre dhe menjëherë u nxorr jashtë. Në Angli stadiumet janë plot, ke qejf të shkosh. Nuk ndodh asgjë dhe personeli i sigurisë e kryen detyrën më së miri. Më vjen keq për çka po ndodh në Itali. Rënia do të jetë më e dukshme, mjafton të zbatohet ligji dhe gjithçka kthehet në normalitet”, përfundoi “Don Fabio”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të federatës, Xhankarlo Abete: ”Fabio është miku im, por nuk më vjen mirë që ata që punojnë jashtë, japin gjykime të tilla. Është e lehtë t’i shikosh gjërat nga larg”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›