Gjuri “ndal” Totin, menjëherë në operacion
Françesko Toti u dëmtua në ndeshjen kundër Napolit në kampionat dhe iu desh të mungonte në disa ndeshje, gjatë periudhës së riaftësimit. Por në stërvitjen e paradites së sotme, kapiteni i verdhekuq ka ndier përsëri dhimbje.
Në fakt, gjuri i djathtë i italianit është i njëjti që pati probleme pothuajse në të njëjtën kohë të një viti më parë. Atëherë Toti iu nënshtrua ndërhyrjes për shkak të dëmtimit në ligamente.
Sot ai provoi të stërvitet bashkë me grupin, por pas rreth gjysmë ore, iu desh ta linte përgjysmë seancën stërvitore. Menjëherë erdhi këshilla me profesor Marianin. U vendos që edhe kësaj here, sulmuesi duhet të kryejë një operacion, madje që sot.
Vetëm pak ditë më parë, vetë kapiteni romanist mohoi mundësinë e një ndërhyrjeje. Por tashmë trajneri klaudio Ranieri duhet të mos e llogarisë kapitenin për disa kohë. Një humbje e madhe, vetë numri një i pankinës verdhekuqe deklaroi pas ndeshjes së humbur ndaj Livornos se me Totin ndeshja do të kishte shkuar ndryshe për ekipin e tij.