E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani Per Berluskonin Milani ceshtje zemre

Nderkohe qe Milani pergatitet per sfiden e ardhshme perballe Napolit te henen ku do te beje pa Antonin por me nje Pato qe po stervitet edhe ne ditet pushim Galiani ripershkruan 25 vitet e fundit te historise kuqezi. Nuk kane perfunduar akoma festimet per 25-vjetorin nen drejtimin e Berluskonit e festuar me 21 shkurtin e kaluar e kush me mire se Adriano Galiani mund te permblidhte nje epoke triumfi qe ka cuar ne rrugen Turati 26 trofe pergjate nje interviste qe administratori i deleguar i klubit te dhene tek Corriere della Sera Galiani ka bere te qarte se blerja e Milanit nga ana e Berluskonit ka qene dhe vazhdon te jete akoma nje ceshtje zemre e lidhur nga tifozlleku per ngjyrat kuqezi qe ai i ka pasur qekur ka qene nje femije. Me pas Galiani ka dhene nje percaktim per cdo trajner qe eshte dalluar keto 25 vjet. Saki eshte cekic Kapelo percaktohet si nje pragmatik Zakeroni si nje revolucionar ndersa Anceloti sinteze i tre te meparshmeve. Duke riardhur ne aktualitet Galiani shprehet se tek Alegri qendron shpresa se mund te imitoje te tjeret ndersa per Leonardon thote se eshte nje shpikje e arritur. Por pyetjes se nese mund te konsiderohet si nje tradhtar ai pergjigjet duke thene vetem se sot Leonardo eshte trajneri i Interit. Van Basten mbetet gjithmone me i madhi Barezi Kostakurta dhe Maldini flamujt me te medhenj por qe deri tani nuk kane mundur qe te marrin nje rol te rendesishem ne drejtimin e klubit kuqezi. Por administratori i deleguar nuk eshte dakord duke treguar se Barezi aktualisht po punon me klubin Kostakurta ka filluar diku tjeter karrieren si trajner. Ndersa ne lidhje me Paolo Maldinin Galiani shprehet se duhet gjetur me cdo kusht nje rol per ish-kapitenin e Milanit. Megjithate dashuria per keto tri monumente te klubit te rruges kuqezi dhe te futbollit boteror nga ana e Galianit dhe te presidentit Silvio Berluskoni eshte absolute.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›