E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli dhe prova e zjarrit


Zgjedhjet e fundit parlamentare realizuar me jo pak probleme si dhe me nje shtrirje kohore te perfillshme nxoren si President te Republikes se Kosoves z. Bexhet Pacolli nje biznesmen i njohur dhe shqiptari me i pasur te pakten sic eshte deklaruar deri me tani ne media. Pavaresisht mendimeve te shpallura personale dhe qeverisese qysh ne diten e pare te fillimit te detyres se do te jete figure e unitetit te popullit dhe te shtetit te Kosoves Pacolli jo vetem e ka marre kete detyre ne nje situate te tejzgjatur te mungeses se qeverisjes jo vetem eshte kontestuar nga nje pjese e madhe e faktorit politik te Kosoves por si figura numer nje e shtetit me te ri te Evropes qysh ne fillim do te perballet me disa sprova jo te lehta per tu tejkaluar ne rrethanat ne te cilat u ngjit ne majen e pushtetit te Kosoves.

Se pari Ne kushtet e kontestimit dhe refuzimit te pranimit si president i te gjithe popullit Pacolli dhe koalicioni qe e vendosi ne krye do te perballet sidomos me faktorin e brendshem qofte ate politik qofte te natyres ekonomike dhe me gjere se sa kaq dhe ne vijim e siper ky faktor vetem do te vije duke e thelluar kundervenien ndaj tij per shkaqe politike dhe jashtepolitike madje kjo ngjet ne kushtet kur shteti Kosoves do te duhet te shmange sa te jete e mundur problematikat dhe mosmarreveshjet e brendshme ne menyre qe te vihet ne rrugen e integrimit rajonal dhe me gjere se kaq.

Se dyti Po kaq dhe ne nje kohe sa me te shpejte qe te jete e mundshme Pacolli si president do te duhet qe te bind dhe garantoje edhe faktorin nderkombetar se eshte figura me perfaqesuese e aspirates se shqiptareve te Kosoves si dhe se arritjet e deritanishme nuk do te kene kthim ne situata te paqarta. Faktori nderkombetar te kuptohemi se eshte edhe i larmishem ne qellime por edhe ne marredhenie me Kosoven dhe te drejten e saj per te qene pjese e barabarte ne kontinent pa harruar se treshja Moske-Beograd-Athine per shkaqe politike bene lojen e voneses se pranimit te pavaresise se Kosoves qe ne fakt perben edhe nje prove te madhe per ta mbajtur mbi shpatulla dhe mbi te gjitha per te rihyre tashme pa qene nevoja ne nje tunel tjeter dhe pa shtegdalje.

Se treti Deklarimi nga ana e z. Pacolli seSerbiaeshte nena e keqe e Kosoves se paku ne kuptimin politik patjeter qe ka shkaktuar nje peshtjellim te ligjshem. Gjithnje dhe vetem sipas asaj shprehjeje nese Serbia eshte nena e keqe po Shqiperia qe per shumicen e shqiptareve te Kosoves eshte shteti ame vetvetiu lind pyetja se cfare eshte per numrin nje te shtetit te Kosoves ana tjeter e kufirit ku jetojne bashkekombasit e nje gjuhe dhe te nje gjaku Ky qendrim si dhe vijimi i nje procesi ndryshues sic e shpalos deklarata per ate se Serbia na qenka nena e keqe te kahjeve te politikeberjes jane ne fushen e betejes te cilat do te duhet te perballen dhe te tejkalohen ne nje kohe te shkurter prej institucionit te Presidentit te Kosoves qe tanime perfaqesohet nga z. Pacolli.

Keto perbejne sprova te mjafta per te kuptuar momentin kur e ka marre ne dore fatin e shtetit te Kosoves si ne veshtiresite e medha brenda faktorit politik por po kaq edhe te faktorit te jashtem qe ne marredhenie me pavaresine e Kosoves eshte e njohur boterisht se jo vetem qe nuk eshte i njejte por madje ne segmente te caktuara eshte edhe i perkundert me te. Megjithate prova e zjarrit mbetet qendrimi ndaj Shqiperise dhe kombit shqiptar sepse per hir te pavaresise se Kosoves eshte hequr dore nga flamuri dhe himni pra ne nje kuptim eshte bere kompromisi i mundshem dhe ne fakt nuk ka hapesire per leshime te tjera qofte edhe nen rrogozin e demokratizimit dhe stabilitetit te gadishullit vetem nese do te bisedohet per te shenuar serish kthime mbrapa.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›