E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja Partizani deshton perseri gjyqi

Moslajmerimi ka shtyre per ne daten 23 mars seancen e radhes. Kjo ceshtje eshte shtyre per me shume se nje muaj

Ceshtja Partizani nuk po gjen me zgjidhje. Eumlshte shtyre per me shume se nje muaj shqyrtimi i padise se bere nga Ministria e Mbrojtjes ne drejtim te shoqerise aksionere Partizani sh.a ku kjo e fundit kerkon kthimin e emrit dhe te stemes se Partizanit ne pronesine e saj.

Gjykim ne mungese

Ilir Celiku gjyqtari qe shqyrton kete ceshtje ne seancen e pare pergatitore ka pranuar provat e paraqitura nga juristet e Ministrise se Mbrojtjes duke qene se ata ishin e vetmja pale e paraqitur ne te edhe pse ne kete ceshtje jane te paditur si Qendra e Regjistrimit te Markave dhe Patentave ashtu edhe shoqeria Partizani sh.a. por nga keto te fundit askush nuk eshte paraqitur si perfaqesues dhe nga seanca pergatitore gjyqtari Celiku e kaloi ceshtjen ne seancen e pare gjyqesore. Por dje kur pritej qe te mbahej edhe seanca e radhes gjyqesore dhe palet te paraqisnin prova te reja apo edhe kerkesat paraprake qe mund te kishin gjate procesit te gjykimit gjithcka eshte shtyre per me shume se nje muaj. Shoqeria Partizani sh.a dhe perfaqesuesi i saj ligjor Albert Xhani nuk kane marre lajmerimin e derguar nga Gjykata per daten e kesaj seance dhe per kete qellim nga gjyqtari Celiku eshte marre vendimi per te bere edhe shpalljen e dates se zhvillimit te seances se radhes qe do te jete ne 25 mars. Pra me vendimin e shpalljes qe ka marre gjykata edhe ne rast se palet e paditura nuk paraqiten ne seancen e radhes atehere do te behet edhe gjykimi ne mungese.

Takimi i radhes

Te kuqte do te luajne kete fundjave ndeshjen e radhes ndaj Terbunit ne shtepi megjithate ende nuk eshte vendosur nese do te rikthehen pas shume kohesh ne kryeqytet. Sponsori me i ri i Partizanit Petrit Syla eshte shprehur se po punon per te rikthyer Partizanin ne nje nga stadiumet e kryeqytetit. Asgje nuk ka mbaruar megjithate mund te them se ka tratativa qe skuadra e Partizanit kete fundjave mund te luaje ne Selman Stermasi.

Dilema

Partizani do te luaje ndaj Terbunit ne nje ndeshje ne te cilen do te kete edhe mbeshtetjen e ish-presidentit te pukjaneve Petrit Syla i cili tashme eshte edhe sponsori i ri i Partizanit. Pavaresisht se une aktualisht jam ne mbeshtetje te skuadres se Partizanit nuk kam asnje gje kunder Terbunit. Shpresoj te jete nje ndeshje e bukur dhe me fair-play - pohoi Syla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›