Zyrtare Guardiola zgjat kontraten me Barcen edhe per nje vit

Tekniku per dy vite e gjysme ka fituar tete nga dhjete trofe te mundshme me Barcen
Me ne fund Pep Guardiola hodhi firmen. Tekniku i Barcelones qe per nje kohe te gjate refuzoi shume oferta te klubit spanjoll arriti dje akordin me katalanasit per te qendruar ne Barcelone edhe per 12 muaj. Keshtu tekniku i ri spanjoll do te vazhdoje projektin e tij me Barcen deri ne fund te sezonit 2011-2012.
Pergjegjes per fatin e vet
Fakti qe trajneri spanjoll ka firmosur nje kontrate njevjecare nuk habit aspak ambientin katalanas. Drejtuesit e Barcelones jane mesuar me teknikun qe kerkon te kete vete ne dore fatin e vet.
Guardiola firmos cdo vit nga nje kontrate te re me klubin spanjoll jo se nuk ndodhet mire aty Une dashuroj klubin e Barces dhe Barcelonen - ka deklaruar Pepi me pare apo se nuk ka qene fitues ne krye te stolit katalanas qekur ka mberritur ka fituar gati te gjitha trofete e mundshme. Trajneri me i kerkuar i momentit mbase vetem Murinjo do te mund ta kalonte ne kete pikepamje eshte nga personat qe nuk duan qe te ndihen te lidhur me force nje klub.
Ne histori
Firma e shumepritur ne kontraten e re ka ardhur dje. Ne fakt dite me pare Guardiola i kishte thene jo faleminderit presidentit Sandro Rosel kur ky i fundit i kishte paraqitur disa kontrata te mira nga ana ekonomike. Gjithsesi tashme Guardiola se bashku me ndihmesin Tito Vilanova duket se eshte kenaqur dhe ka hedhur firmen e tij. Me kete veprim ai eshte kthyer edhe ne trajnerin e katert ne historine e Barces per nga jetegjatesia ne krye te bankines. Perpara tij jane vetem emra si Krujf Grenuell e Rajkard.
8 nga 10
Ne dy vite e gjysme qe eshte ulur ne bankinen e Barces Guardiola ka fituar tete tituj nga dhjete te mundshem. 40-vjecari ne krye te Barces ka fituar 2 La Liga 1 Lige Kampionesh 1 Superkupe Evrope 1 Kupe Bote per Klube 2 Superkupa Spanje dhe nje Kupe Mbreti.
Oferta e refuzuar
Pak ore perpara se Guardiola te hidhte firmen mbi kontraten e re te dhene nga presidenti i Barces Rosel mediat spanjolle bene me dije se tekniku ne fjale kishte refuzuar nje oferte te majme te Federates se Futbollit te Katarit. Keshtu e perditshmja Sport publikoi nje shkrim ku thuhej se drejtuesit e Federates se Futbollit te Katarit i kane ofruar nje kontrate te gjate 2014-2022 Guardioles. Me tej ne ate shkrim thuhej se Guardiola ka refuzuar nje rroge marramendese. Nese spanjolli do ti thoshte po ofertes se Katarit ne 2022-shin do te organizoje edicionin e 21-te te Kupes se Botes Guardiola do te perfitonte plot 22 milione euro ne vit. Guardiola edhe me pare ka qene pjese e futbollit te atij vendi pasi ne 2003-shin ka luajtur me klubin Al Ahli.