E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Renditja është shqetësuese

"Gjashtë pikë distancë nga Interi janë shumë". Këtë e thotë Adriano Galiani. Humbja ndaj Palermos e detyron administratorin e deleguar të Milanit të shprehet: "Pozicioni në renditje është shqetësues". Kështu ai i ka rënë kambanës së alarmit: "E kemi ndier shumë mungesën e lojtarëve të tillë si Gatuzo e Kaka dhe prandaj nuk kemi ecur mirë në ndeshjet e fundit". Në pesë takimet e fundit, mes UEFA-s dhe kampionatit, Milani ka mundur vetëm Kievon (me një penallti), ka barazuar Torinon, Leçen e Portsmuthin dhe ka humbur në Sicili ndaj Palermos. Fitorja e fundit e kuqezinjve në kampionat daton 16 ditë më parë kundër skuadrës veroneze, ku luan edhe Erjon Bogdani. Situatën e rëndon edhe më shumë fakti se këtë trepikësh e ka arritur vetëm falë një 11-metërshi të diskutueshëm. Por duket e vështirë rruga e Milanit edhe në ndeshjet e mbetura të fazës së parë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›