Ermal Kuqo, ylli shqiptar i koshit
Në ekranin e telefonit të tij, në sfond mban një foto të djalit të tij, Luka. Ai ka ardhur në jetë më 20 shtator në Valencia dhe ky ishte një prej momenteve më emocionues në jetën e Ermal Kuqos. Pavarësisht kohës së shkurtër, ylli shqiptar i basketbollit duket se është ingranuar plotësisht me stilin e jetesës në Gadishullin Iberik. Madje edhe me ushqimin tipik mesdhetar. "Një prej gjërave të pakta që nuk kam provuar këtu është ‘horkata‘ (pije që përbëhet nga testikujt e tigrit, ujë dhe sheqer)", tha 28-vjeçari i lindur në Korçë. "Klaver më ka thënë se është shumë e mirë dhe ndoshta në të ardhmen e provoj", vijoi duke qeshur. Që prej ditës kur firmosi për Pamesan, Kuqo ka shprehur shumë interes për të njohur më mirë qytetin e Valencias. Një vend ku ai do të kalojë dy vitet e ardhshme të jetës. Edhe pse ka axhendë shumë të ngarkuar (mes ndeshjeve në Ligën ABC dhe seancave stërvitore), basketbollistit 2.08 metra i gjatë i pëlqen të vizitojë qytetin përkrah bashkëshortes. "Kur kam pak kohë të lirë dalim shëtitje dhe vizitojmë monumentet. Janë vepra me të vërtetë fantastike". Ai nuk humbet rastin të shëtisë nëpër qytet edhe të afërmit e tij. Gjatë javës së kaluar u vizitua nga prindërit, të cilëve u tregoi vendet më të bukura të shtëpisë së tij të re. Babai, Robert Kuqo, është një prej figurave më të rëndësishme në basketbollin shqiptar dhe lojtari i Pamesas është shumë krenar për të: "Në periudhën kur luante babai im, për çdo vit, skuadra e tij fitonte kampionatin". Megjithatë, admirimi është reciprok. Ermali është i vetmi basketbollist i vendit tonë, që është i afirmuar në arenën ndërkombëtare. "Nuk më pëlqen ky fakt, por më duhet të them se jam i vetmi i afirmuar, vazhdoi më tej sportisti. Megjithatë, Shqipëria ka shumë lojtarë të mirë, disa prej të cilëve aktivizohen në kampionate të ndryshme të botës dhe kanë shanse të bëjnë emër".
Lidhja e tij me sportin e top-koshit është shumë e fortë. "Nuk e di se çfarë do të bëja tjetër në jetë nëse nuk do të praktikoja këtë sport. Asnjëherë nuk e kam menduar. Ndoshta do të isha bërë doktor, gjykatës ose farmacist si nëna ime. Me sa mbaj mend, jam praktikuar gjithmonë me topin", vazhdoi ai. "Basketbolli është jeta ime. Kur zbres në tapet jam mësuar të jap gjithmonë 200 për qind". Tashmë ai kërkon të lejë gjurmë edhe në Valencia: "Jam një sportist që kërkoj vetëm të fitoj. Madje, në harkun e pak viteve synoj që të flitet për titujt që Pamesa fitoi me Ermal Kuqon në skuadër". Pavarësisht pasionit, Ermali interesohet edhe për gjëra të tjera, siç është mësimi i gjuhëve të huaja. Falë përkushtimit, brenda një kohe rekord, ai ka mësuar të flasë në mënyrë thuajse të përsosur spanjishten: "Gjatë verës ndoqa një kurs të kësaj gjuhe, mësova gramatikën, kohët e foljeve...". Përveç shqipes, basketbollisti flet edhe turqisht (luan me përfaqësuesen e këtij vendi), anglisht e italisht.