Galiani: Ronaldinjo nuk lëviz
Galiani mohoi interesimin për sulmuesin boshnjak të Volfsburgut, Edin Xheko, por pranoi kontaktet për të sjellë në “San Siro” mbrojtësin grek të Xhenovas, Sokratis Papastatopulos. “Jemi në bisedime por asgjë nuk është vendosur”, tha numri dy i kuqezinjve lidhur me transferimin e mundshëm të mbrojtësit të përfaqësueses greke.
Lidhur me situatën e Ronaldinjos, Adriano Galiani shpjegoi: “Deri tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për t’u larguar nga ana e lojtarit dhe asnjë kërkesë nga brazilianët e Flamengos. Ronaldinjo ka një marrëveshje me Milanin dhe do luajë me ne sezonin që vjen. Nuk ekziston asnjë klauzolë që mund ta lejojë të largohet në janar me kosto zero, siç kam lexuar në media gjatë këtyre ditëve”.