Galiani “Ronaldo? Kurrë nuk thuhet kurrë...”
Adriano Galiani ndihet i lumtur nga rilindja e Ronaldinjos. Jashtëklasi brazilian është duke u rikthyer në nivelit e tij falë punës së madhe të “MilanLab”.
Galiani nuk harron t’i lëshojë edhe një mesazh të ngrohtë ndaj beniaminit të tij: Ronaldos.
“I uroj çdo të mirë të mundshme”. Fjalë të ëmbla për një kampion të pafat, i cili shënoi me fanellën kuqezi shumë gola në kampionat. Ronaldo prej tetë muaj pas dëmtimit në gju është duke punuar fort për t’u rikthyer në fushë.
“Shpresoj me të vërtetë që të kthehet ai kampion i madh të cilin e kemi admiruar të gjithë për shumë vite”, - tha Galiani.
Ronaldo ka marrë sinjale nga Mançester Siti në Angli dhe Paris Sën Zhermën në Francë, por lojtari zbuloi se për të është i interesuar edhe një klub italian, por duke nënvizuar se ky nuk është Milani.
“Një rikthim i tij në kuqezi do të ishte shumë i vështirë, pastaj në këto momente kemi shumë sulmues në grup në dispozicion të Karlo Ançelotit”. Por, Galiani qesh: “Kurrë nuk thuhet kurrë...”
E Hene, 20 Tetor 2008