E Shtunë, 31 Tetor 2026

Offside.at: Pa Salihin, SV Ried si pa dhëmbë

Pa Hamdi Salihin, skuadra austriake SV Ried është thuajse e pafuqishme. Dhe kjo u pa edhe në humbjen 2-0 kundër Kapfenbergut, ku SV Ried zhvilloi një lojë shumë pasive.

Faqja austriake “Offside.at” shkruan: “Pa sulmuesin shqiptar Hamdi Salihi të dëmtuar, miqtë (SV Ried) u treguan ‘zahnlos’ (pa dhëmbë) në ofensivën e tyre”

Këtë e pranon edhe trajneri i SV Ried, Paul Gludovatz: “Patëm shumë shanse, por askush nuk arriti t’i shfrytëzojë”.

Sulmuesi shkodran do të mungojë të paktën edhe dhjetë ditë, teksa shkodrani ka shënuar katër gola për ekipin e tij.

E Hene, 20 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›