Galiani: Sulmuesi Huntelaar mbërrin sot te Milani
“Huntelaar mbërrin sot pasdite në Milano, dhe atë e ndan nga klubi jonë vetëm firma. Ai do të kryejë edhe analizat mjekësore për të qenë përfundimisht i yni”, deklaron Galiani.
Mediat spanjolle raportojnë se italianët do të derdhin në arkat e Realit të Madridit 15 milionë euro, plus bonuset në rast të arritjes së objektivave për tre sezonet e ardhshme.
Huntelaar ishte pranë kalimit te skuadra gjermane e Shtutgartit, e cila i ofroi Realit një shumë më të madhe se Milani, por ishte vetë futbollisti holandez që kërkonte të kalonte në një nga gjigantët e Evropës.