E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendi ynë jashtë shengenit për moskryerje reformash

Komisioni Evropian i ka rekomanduar vendeve të BE-së që t'u ofrojnë Serbisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi regjim pa viza në zonën e Shengenit. Jashtë ka mbetur Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina.

"Të marr Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, për shembull, atyre u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, e njëjta ‘hartë e rrugës’, sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve", ka thënë zëvendësshefi i Departamentit suedez për BE-në, Lars Wahlund, në një intervistë për BBC-në.

"Ata do të duhej të bënin këto reforma dhe ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer", tha ai.

Ndërkohë, Wahlund tha se Kosova duhet të ketë një politikë më aktive në vendet evropiane që nuk e kanë pranuar, për të arritur mbështetjen për çështjen e saj. Ai tha se nuk shpreson që Suedia, gjatë udhëheqjes së saj gjashtëmuajshe të BE-së, të arrijë një konsensus evropian për statusin e Kosovës, dhe kjo, sipas tij, është arsyeja se pse BE-ja nuk mund t'i ofrojë Kosovës të njëjtën "hartë të rrugës", edhe në procesin e lehtësimit të vizave, sikurse vendeve të tjera të Ballkanit.

Ai tha se bashkëpunimi i Serbisë me EULEX-in është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave për këtë vend, por vlerësoi se Kosova nuk është një kusht në këtë proces. /bbc/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›