Galiani fton Moratin në galerinë e trofeve të Milanit
Milano (Start)- Adriano Galiani ka ftuar publikisht presidentin e Interit, Moratin, për vizitë në galerinë e trofeve të milanit. Ironia e tij ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Moratit, i cili pati deklaruar se kishte vite pa e parë Milanin në krye të kampionatit.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e adminstratorit të Milanit, i cili deklaroi: “Le të vijë të hedhë një sy nga galleria jonë e trofeve për të njohur më mirë Milanin”.
Pas fitores me Napolin e vendit të parë, Milani ndodhet në krye të klasifikimit me 22 pikë, një më shumë se Interi. Ndeshjen e ardhshme Milani do ta luajë në transfertë ndaj Leçes, ndërsa Interi do të presë në “San Siro” Udinezen.