Roma mposht Çelsin 3-1 dhe rikthen optimizmin
Romë (Start)- Roma luan një ndeshje magjike duke arritur të fitojë 3-1 me Çelsin. Roma ndodhej në një situatë kritike përpara takimit, dhe kërkonte me të gjitha mënyrat fitoren në këtë takim.
Ndeshja pritej të ishte në favorin e “bluve”, pas takimeve të dobëta që ka zhvilluar ekipi roman në kampionati italian. Sfida e “Olimpikos” filloi me një Romë më kërkuese, e cila u hodh në sulm që në fillim të takimit.
Golin e parë për verdhekuqtë e shënoi mbrojtësi nuhatës, Kristian Panuçi. Ky gol, në minutën e 34-t, i dha më shumë zemër djemve të Spaletit, të cilët e fillojnë pjesën e dytë në mësymje të plotë drejt portës së anglezëve. Goli nuk vonon, dhe Vuçiniç në të 48’ dy-fishon rezultatin. Është përsëri ai që i kalon shifrat në 3 pas dhjetë minutash.
Çelsi ngushton rezultatin me kapitenin Terri në minutën e 75 të takimit. Deko lë më 10 lojtare ekipin e tij pas kortonit të dytë të verdhë në minutën e 80.
Këtu përfundon historia e “Olimpikos”, ku skuadra vendase del trimfatore përball Çelsit me rezultatin 3-1. Megjithë humbjen, Çelsi arrin të mbajë vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Roma ngjitet në të dytin me 6 pikë bashkë me Bordonë. Grupin e mbyll CFR Kluzhi me 4 pikë.