E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshjet e Ligës së Kampioneve në katër grupet e para

Tiranë (Start)- Janë luajtur mbrëmë ndeshjet e katërta në grupet e para për Ligën e Kampioneve. Razultatin më të mirë e arriti skuadra e Romës, duke fituar 3-1 me Çelsin e Londrës. Ky rezultat i lejon romanët të marin frymë thellë, dhe të ndjehen më të qetë psikologjikisht.

Surprizë mund të quhet barazimi i Anorthosisit me kampionët e Italisë, Interin. Zikaltërit nuk arritën të marin më shumë se një barazim në Qipro me kampionët vendas.

Edhe Barcelona në grupin C nuk ka arritur të shkojë tej barazit me Bazelin. Skuadra e cilësuar si më e dobëta e Ligës së Kampioneve, Bazeli, mori një barazim historik në “Kamp Nou”, rezultat që i lejon ata të pretendojnë për më tej.

Në grupin D, Liverpuli dhe Atletiko përfundojnë dhe një herë tjetër ndeshjen midis tyre në barazim, duke vendosur balancë të plotë në grup.
Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme në grupet A, B, C dhe D.

Grupi A
Roma - Çelsi 3 - 1
CFR Kluzh - Bordo 1 - 2

Grupi B
Anorthosis - Inter Milan 3 - 3
Verder Bremen - Panathinaikos 0 - 3

Grupi C
Barcelona - Bazel 1 - 1
Sporting Lisbon - Shaktar Donetsk 1 - 0

Grupi D
Liverpul - Atletiko Madrid 1 - 1
Marsej- PSV Eindhoven 3 - 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›