Galiani i përgjigjet Kasanos: S’i kam bërë kurrë premtime
ITALI- Pas akuzave të Antonio Kasanos, ka ardhur e përpiktë përgjigja e Adriano Galianit. Numri 2 i klubit të Milanit ka kërkuar të injorojë sulmuesin barez, që pas kalimit tek Interi e ka sulmuar haptazi, si një njeri që nuk mban premtimet.
“Është hera e parë që dëgjoj një futbollist të më thotë gjëra të tilla, - deklaroi Galiani para ndeshjes Milan-Sampdoria. – Gjithsesi, nuk dua t’i jap një rëndësi të madhe. Shpresoj që të jetë hera e fundit, pasi nëse do të kisha bërë ndonjë premtim, do ta kisha mbajtur.
Nuk i kam premtuar asnjëherë Kasanos se do t’i rinovoja kontratën. Pastaj, imagjinoni sa dëshirë kam të rinovoj në vitin 2011, një kontratë që skadon në 2014-tën. Kaka? Ata duan ta shesin, ndërsa ne e duam në huazim. Të shohim”, shtoi ai.
(m.a/a.latifi/BalkanWeb)