E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani e konfirmon Totenhemi: Modriç do shkojë te Reali

ANGLI- Nëse nuk është zyrtare, mungon vetëm pak. Deklarata e trajnerit të Totenhemit Andre Vilas Boas është si një konfirmim: “Mendoj se tratativa që e çon Modriç në Madrid do të mbyllet shpejt, - tha ai. 

– Natyrisht që nuk mund të jesh asnjëherë i sigurt, sepse nuk është një çështje me rëndësi të vogël. Akordi përfundimtar do të arrihet, në një mënyrë ose në një tjetër. 

Është vetëm çështje kohe”. Totenhemi do të marrë 40 milionë euro nga kjo tratativë, ndërsa Reali pritet që të lëjë Kakanë të shkojë te Milani.
(m.a/a.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›